-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petro Koçi: Partia Demokratike, Hamasi shqiptar

Kryesoret

Deputeti socialist Petro Koçi ka shkuar shumë larg duke e krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se përballë kësaj situate shumica socialiste e ka detyrim që të garantojë stabilitet.

“PD perhere e me shume po ravijezohet si Hamasi shqiptar. Nje organizate qe projekton aksione te dhunshme me natyre konspirative dhe paramilitare.

Berisha i kompromentuar ne ngjarje te renda antikushtetuese dhe antishteterore si grushti i shtetit te 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Milloshevicit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97 es, grushti i shtetit i 98 es, Gerdeci, vrasjet e 21 Janarir 2011, sulmet zjarrvenese ndaj shtetit ne 2016 etj vijon te tentoje lufte civile vellavrasese.

Duke perdorur regjimin personal ne PD dhe pushtetin mbi listat per deputete e ka kthyer grupin parlamentar ne nje bande gangsteresh.

Synimi i aksioneve paramilitare te PD nuk eshte lirimi i Salianjit , i perdorur nga PD per qellime te dites, por rrezimi i reformes ne drejtesi, goditja e drejtesise e sidomos e SPAK, te cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale.

Maxhoranca e ka per detyre historike te garantoje stabilitet dhe te prodhoje progresin e projektuar te integrimit europian. Nderkohe ne duhet ta bejme te qarte se do ta forcojme pavaresine e drejtesise e posacerisht qendrueshmerine e sigurine e mandateve te prokuroreve te SPAK” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit