-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria hap ambasadën në Ukrainë, Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale

Kryesoret

Shqipëria ka hapur ambasadën saj në Ukrainë dhe ambasadori do të jetë Ernal Filo. Ai i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebijnis.

Zv.ministri ukrainas shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër Rusisë.

“Ata diskutuan për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Formulën e Paqes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbështetjen e vendit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO si dhe ndërveprimin e dy shteteve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, njoftoi ministria e Jashtme ukrainase.

Ambasadori shqiptar ka siguruar qëndrimin e pandryshueshëm të Shqipërisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës si dhe ka konfirmuar vullnetin për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit