Kryetari i Bashkisë së Tiranës me anë të një posti i në rrjete sociale ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ulin lëvizjet e panevojshme.
Veliaj tregon që ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
Ai thotë që për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë 112.