Situatë dramatike në Vlorë. Shumë banorë janë në qiell të hapur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të dherave. “Nga dita e djeshme ne nuk futemi dot në shtëpi, se aq shi i rrëmbyeshëm që ka rënë na ka bllokuar komplet hyrjen. Na janë mbushur dhomat me gurë.
Dëme të mëdha që nuk kemi as tesha për t’u ndërruar. Kemi bërë thirrje për ndihmë dhen nuk na janë përgjigjur fatkeqësisht. Nuk e dimë se ku do të strehohemi” tha një banor.
Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha u shpreh se është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara.
“Ne jemi të gjithë në terren. Prezenca e të gjitha strukturave ka qenë prezentë kudo munden. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarët për mosreagim, por reagimi ka qenë maksimal nga të gjitha strukturat.
Është edhe numri i mjeteve që na kufizon, por i kemi marrë me prioritete. Tek “Albano dhe Romina” është rast që përsëritet sa herë ka reshje. Dje ka rënë 180 mm shi. Këto prurje reshje për vetëm 3 orë”, u shpreh Dredha.