Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar shqetësime të shumta për banorët dhe bizneset, të cilat janë të mbushura me ujë prej 24 orësh. Remzi Limo, një prej banorëve, ka treguar për News24 se banesa e tij është përmbytur për herë të pestë. Ai shprehet se ka kontaktuar kryebashkiakun, por nuk ka marrë përgjigje, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë arritur me vonesë.
“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur. Kam telefonuar kryetarin e bashkisë dhe nuk më është përgjigjur. Uji jashtë kishte arritur deri në 1.5 metra. Dje na thanë se erdhën, por asnjë nuk na ndihmoi,” tha Limo.
Të tjerë banorë kanë raportuar se janë duke përpjekur të nxjerrin ujin me kova për shkak të mungesës së energjisë elektrike, e cila ka bllokuar përdorimin e pompave. Ata theksojnë se përmbytja e fundit është më e rëndë se ajo e vitit 2015, dhe uji ka vërshuar papritur, pa u dhënë mundësi të largojnë orenditë.
“Ka pasur dëme të mëdha. Kemi ngritur gjithçka lart për të mos u prishur. Uji erdhi menjëherë dhe nuk na la kohë për të lëvizur,” tha një tjetër qytetar.
Aktualisht, zona përballë këtyre sfidave është pa energji elektrike, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për banorët.