-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protesta e 7 tetorit, moment historik për opozitën

Kryesoret

Lideri i PD, Sali Berisha, e cilëson protestën e 7 tetorit si një ditë historike për opozitën, duke theksuar se synimi kryesor është fitorja. Ai e karakterizoi protestën si një betejë kundër propagandës dhe mashtrimeve të rilindasve, duke e quajtur Edi Ramën dhe ata që e mbështesin si “monstra të votës së lirë”.

Berisha njoftoi se qytetarët do të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe premtoi se Partia Demokratike nuk do të qëndrojë më si opozitë e dënuar. Ai ftoi demokratët dhe qytetarët të bashkohen për të rikthyer dinjitetin e tyre dhe të luftojnë për fitoren.

“Miqtë e mi, beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë.

Kjo nuk kalon më!

Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë.

Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës.

Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton.

Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë.

Ndaj dhe Partia Demokratike ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike a një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren, fitoren, fitoren e opozitës!

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë.

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë kurrë si parti që ul qafën dhe firmos mandatët, kallpët e Edi Ramës.

Partia Demokratike, demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët nesër nisin revoltëne tyre, zemërimin e tyre shpalosin kundër zuzarëve që i kanë kujtuar demokratët se janë qytetarë të dorës së tretë, se janqënie për t’u shtypur, se nuk kanë nerv dhe nuk reagojnë, se është mirë të thyejnë qafën e të largohen nga Shqipëria.

Iku ajo kohë, më. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama!

Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë.

Vrimë miu nuk do të gjesh ti, as bashkëkriminelët e tu.

Rrofshi ju, rroftë populli opozitar, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë. Ne sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit