Opozita nis protestën kombëtare pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Protestuesit janë mbledhur në oborrin e selisë blu, para sheshit “Skëndërbej” si dhe afër Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia pritet që të aktivizojë në terren rreth 1200 forca policie.
Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë.