Një shqiptar është ekzekutuar në Spanjë në La Selva të Gironas dhe më pas një automjet tip “Audi” e braktisi në derën e spitalit “Blanes”.
Shqiptari ishte qëlluar në pjesëne pasme të kokës dhe nuk është identifikuar akoma, autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën.
Sipas policisë makina që e braktisi ishte “Audi” ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe brenda tij mendohet se kanë qenë 3 persona.
Disa orë pas ngjarjes, në stacionin e policisë Lloret de Mar Mossos d’Esquadra është paraqitur një person i cili ka deklaruar se ka dijeni për krimin. Policia ende nuk ka deklaruar nëse personi është i përfshirë në vrasje apo ka qenë në automjetin që braktisi trupin e viktimës. Shkak i ngjarjes mendohet janë përplasjet për trafikun e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në Spanjë.
Bëhet fjalë për një skenar të përsëritur në territorin spanjoll, pasi nuk është hera e parë që një shqiptar vritet dhe braktiset në derën e spitalit.