-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli mirëpret heqjen e ndalesës për mallrat serbe nga Qeveria Kurti

Kryesoret

Bashkimi Europian ka shprehur mbështetje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, theksoi rëndësinë e tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor në përputhje me rregullat e CEFTA-s.

“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një pjesë integrale e Planit të Rritjes, që të dyja nënkuptojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha ai.

Masat do të implementohen fillimisht në pikën kufitare në Merdare, derisa Kosova pret skanerët për kontrollin e saktë të mallrave. Kryeministri Albin Kurti theksoi se masa e mëparshme kishte për qëllim sigurinë dhe jo tregtinë.

“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”, ka thënë dje Kurti.

Reagime pozitive erdhën gjithashtu nga Gjermania dhe Franca, ndërsa liderët serbë e kredituan këtë lëvizje përpjekjeve gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit