Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një aktiviteti në Elbasan ka komentuar situatën e nxehtë politike këtë vjeshtë, por edhe braktisjen e komisionit Xhafaj nga institucionet e pavarura të drejtësisë.
“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit. Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Unë mendoj që media nuk e interpretoi drejtë mënyrën dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK.
Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016.
Kjo na bëri në që të ndihmonim me ekspertizën tonë për komisionin në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionin, mirëqeverisjen dhe konsolidimin e Reformës në Drejtësi” tha ai.
Aksioni i opozitës? “Opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk mendoj që djegia e karrigeve është mënyra më e mirë”, u shpreh ai.









