Policia e Tiranës ka zbuluar një “shtëpi bari” në magazinat e vjetra të Enverit që kultivonte kanabis me llampa elektrike, në një operacion që filloi mbrëmjen e djeshme. Magazinat ndodhen në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e “Qytetit të Nxënësve”.
Dyshohet se janë gjetur sasi të mëdha kanabisi, por detajet e plota mbi operacionin dhe arrestimet e mundshme ende nuk janë bërë publike.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar të përfshirët në këtë aktivitet të paligjshëm.