Në futbollin grek ka zi për vdekjen tragjike të 31-vjeçarit George Baldock, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, Athinë.
Autoritetet po përpiqen të zbardhin rrethanat e sakta të vdekjes së tij. Gruaja e tij që ishte në Angli me vajzën e tyre po e kërkonte dhe iu desh t’i drejtohej pronarit të shtëpisë që Baldock merrte me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe të merrte vesh se çfarë po ndodhte. Pronari shkoi dhe e gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij.
Vdekja e tij u konfirmua nga mjekët, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas alarmit, por nuk mundën të bënin asgjë për ta ringjallur.
Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte vdekur në pishinë për të paktën pesë orë, me më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.
Të njëjtat informacione thonë se punonjësit e policisë që kanë marrë përsipër rastin do të marrin videot nga kamerat e sigurisë ndërsa janë marrë gjurmët e gishtërinjve nga shtëpia.