-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Bajram Begaj iu nënshtrua Erdoganit për interesa personale

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar ashpër presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për “servilitetin” e tij ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në Facebook, Noka akuzon Begajnë se iu nënshtrua kërkesës për një zyrë të re, duke e quajtur këtë veprim një “poshtërim” për institucionin e Presidentit.

Ai vazhdon duke theksuar se presidenti duhet të jetë figura e parë e shtetit, jo një zëdhënës i kryeministrit. Sipas Nokes, ky është një akt i dënueshëm që tregon një inferioritet të paparë nga ana e presidentit.

Postimi i plotë:

Ja dhe kryetari i shtetit, i cili si në gjuhë dhe qëndrim shfaq një inferioritet të paparë për detyrën që mban. Hija e tij nuk mund të ishte më e madhe se ajo e shefit të gjatë. Sot për interesa të sulltan kukudhit, Bajram efendiu iu nënshtrua recitimit të vjershës së diktuar më lart tij. Shefit të Bajramit i duhet një kullë te Presidenca, prandaj i sheqerosuri e hodhi një fjalë te miku, sulltan edhe ai, i madhërishëm. Presidenti i Republikës është i pari i shtetit apo zëdhënës i kryeministrit? Poshtërim për institucionin e Presidentit të Republikës. Fëlliqje shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit