Karabinierët e stacionit Perugia-Fortebraccio në Itali kanë arrestuar një 35-vjeçar shqiptar.
Ai ishte i njohur për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari u arrestau teksa po shiste disa doza kokaine në rajonin e Umbrias.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur 180 gramë kokainë, si dhe material për paketimin e lëndës. Gjithashtu edhe një shumë prej 1500 eurosh cash, që mesa duket ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, shkruan “Umbriacronaca”.
Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin.