Uragani Milton solli shumë përmbytje në Florida, por lindja e një foshnje në strehimoren e Pinellas ishte si një ‘rreze dielli’ mes zemërimit të natyrës.
Gjatë një konference, drejtoresha e menaxhimit të emergjencave Cathie Perkins tha se “Një vajzë e bukur lindi në një nga strehimoret tona. Stafi ynë ndihmoi në lindje”. Ajo u shpreh se është bukur të shohësh një jetë të re të lindë mes gjithë atij shkatërrimi.
Perkins tha se nga e premtja ka ende rreth 1,500 njerëz në strehimoret publike në Pinellas pasi pjesa më e madhe e qarkut kanë mbetur pa energji elektrike.
Gjithashtu zyrtarët po paralajmërojnë përmbytje të tjera në ditët në vijim. Ndërkohë rreth 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e uraganit në Florida.