Dy vëllezër janë arrestuar në Mallakastër pasi kanë dhënë deklaratë të rremë në polici.
28-vjeçari me iniciale E.P dhe 26-vjeçari J.P., të dy vëllezër janë paraqitur në spitalin e Ballshit për tu mjekuar pasi ishin plagosur me thikë.
Ata e kanë fshehur ngjarjen dhe kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta fqinji i tyre A.B., 76 vjeç ka plagosur dy vëllezërit.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.