Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Metanë konferencën e sotme për median u shpreh se përpjekjet e fuqishme të mirëkordinuara të opozitës mund të vendosin Parlamentin në “binarët” Kushtetues.
Meta tha se “vetëm kështu mund ta bëjnë një institucion funksional që të garantojë llogaridhënien dhe asgjë tjetër”.
Më pas ai foli edhe për 5 prioritetet e Partsës ë Lirisë, duke u ndalur tek eksportet.
Meta tha se “përmes programit tonë ne do të garantojmë një rritje të eksporteve në masën mbi 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga vetëm 8% që është sot dhe nga 57% që e ka sot Maqedonia e Veriut fqinje, që nuk ka as dalje në det dhe nga 70% që është mesatarja e vendeve të BE-së.
Dhe për të arritur këtë gjë, pra Shqipërinë Fuqi Eksportuese, pa asnjë diskutim, investimi në Arsim dhe Kapitalin Njerëzor është vendimtar”.