Një maturant në Kukës është përjashtuar nga provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pasi është kapur duke fotografuar tezën gjatë testimit të Maturës Shtetërore 2026.
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se provimi po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin, në 144 qendra dhe me pjesëmarrjen e mbi 26,600 maturantëve, duke theksuar se të gjitha procedurat po zbatohen sipas rregullores.
Sipas Ministrisë, publikimi i fotos së tezës në rrjete sociale ka ndodhur pasi provimi kishte nisur dhe nuk ndikon në integritetin e procesit. Ndërkohë, rasti në Kukës është evidentuar menjëherë dhe maturanti është përjashtuar nga testi.
/5pyetjet.al









