Ditën e sotme motrat Berisha u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim.
Antonela dhe Marinela Berisha në 9 gusht në një lokal te Kodra e Diellit kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë Klea Prengën.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj Marinela Berishës dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj Antonela Berishës.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.