-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi akuzon Policinë: Kuvendi u shndërrua në fytyrën e Ramës

Kryesoret

Pas protestës së dhunshme të opozitës para Parlamentit, ku u pretendua për një kërcënim me armë nga efektivi i Policisë ndaj deputetit Luan Baçi, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër. Ai akuzoi mazhorancën për përdorimin e Gardës dhe Forcave të FNSH për të sulmuar deputetët e opozitës.

Në një postim në Facebook, Bardhi theksoi se asnjëherë nuk ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga forcat speciale të Policisë brenda Kuvendit.

Reagimi i Bardhit:

“Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga forcat speciale të Policisë së Shtetit brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kurrë gjatë një seance plenare nuk ka ndodhur që forcat speciale të Policisë së Shtetit të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe të pengojnë lëvizjen e deputetëve. Kuvendi sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit ka forcat e veta të sigurisë, që janë pjesë e Gardës së Republikës.

Kurrë nuk ka ndodhur që një punonjës policie brenda ambienteve të Kuvendit të kanosë me jetë një deputet.

Pavarësisht debateve të përhershme dhe tejkalimeve të kompetencave herë pas here nga Garda e Republikës, sot ishin pikërisht punonjësit e Gardës që mbrojtën jetën e deputetëve të kanosur nga Policia në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Sot Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Shteti që kërcënon brenda Kuvendit me polici deputetët e opozitës, nuk ka asnjë lidhje me nje shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe asnjë lidhje me parimet që udhëheqin një vend anëtar i NATO-s!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit