Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, ku dy makina janë përplasur rreth orës 08:30.
Automjeti me drejtues me iniciale B. L. ka goditur automjetin e drejtuar nga V. H., 61 vjeç. Si pasojë, drejtuesi V. H. dhe pasagjerja L. L. nga automjeti tjetër janë plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.