Në Korçë u arrestuan dy persona pasi në bashkëpunim me njër-tjetrin shisnin lëndë narkotike.
Një 24 vjeçar me iniciale M.K., duke qenë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kishte angazhuar 60-vjeçarin P.Sh., për të shitur doza kokainë. 60-vjeçari i shiste këto në këmbim të një pjesë të fitimeve të siguruara nga shitja e dozave.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 24-vjeçariot u gjetën dhe u sekuestruan sasi kokainë të ndara në doza, një bajonetë dhe një shkop gome.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.