Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim përshëndeti të rinjtë dhe të rejat që protestuan sot para mediave të të gjithë botës dhe maratonistëve.
Berisha shprehet se Veliaj është hajduti më i madh, i cili ka zhdukur 132 milionë euro së bashku me Edi Ramën.
“Të rinjtë që protestuan sot në rrugët e Tiranës, përfaqësonin të vërtetën, të vërtetën që mbron çdo njeri i qytetëruar. Damkosën një hajdut që iu thotë qytetarëve të tij se ka mbjellë 1 milionë pemë në kryeqytet, vetëm e vetëm për të vjedhur faturën e 1 milionë fidanëve të pablera, por të mbjella sipas tij.
Të rinjtë që protestuan sot para mediave të të gjithë botës dhe maratonistëve, u treguan atyre se ky hajdut i zhveshur nga çdo normë morale mashtron për të vjedhur sikur ka bërë një fidan pishe me 6800 euro. Pra, sa pensionet e 60 pensionistëve, vetëm e vetëm për të mbushur valixhet e tij me para të vjedhura.”, u shpreh Berisha.