Shefi i organizmit në PD, Klevis Balliu shprehet se Altin Hajri qartazi paskërka pasur më shumë lidhje dhe marrëdhënie me Edi Ramën se vetë ish-deputeti Çyrbja, që u arrestua.
“Vetëm kryetari i partisë ka fuqinë të ndryshojë numrin në listën e deputeteve!
Rasti Çyrbja hodhi poshtë justifikimin e përgjesisë personale.
Me këtë provë të këtij krimi zgjedhor u vërtetua se Edi Rama është afërmendsh i lidhur me krimin. Nëse favorizon krimin ngjitesh lart në listë.
Altin hajri qartazi paskërka patur më shumë lidhje dhe mardhënie me Ramën se vet Çyrbja.
Me këtë rast zgjedhjet patjetër që kanë rënë, dhe per rrjedhojë kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje te lira.
Nga miqtë tanë ndërkombëtar, shpresoj dhe uroj, që të ketë sot një reagim më të fortë për djegien e demokracisë se djegia e karrikeve.
Qeveria teknike është sot një detyrim jetik, nuk ka” shprehet ai.