Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku një 41-vjeçar me iniciale B.S. përplasi një 35-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.
Sipas njoftimit të Policisë, pas përplasjes, 35-vjeçari me iniciale T.K. u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.









