Në Cërrik u arrestua një mësues pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënësen e tij.
Sipas policisë ditën e djeshme është paraqitur së bashku me psikologen e shkollës dhe ka treguar se për një periudhë një mujore ajo ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi.
Gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës në periudhën prill-maj, nxënësja ishte ngacmuar nga mësuesi 48-vjeçar me iniciale K.J.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.