-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e PD sot në Strasburg, protestë para Parlamentit Europian

Kryesoret

Ditën e sotme opozita do të protestojë në dyert e Parlamentit. Në protestë do të jenë 40 deputetë që do të bashkohen, ku do të ndahen në dy grupe. Njëri grup do të hyjë brenda seancës parlamentare evropiane, ndërsa tjetri do të protestojë jashtë ambienteve. Grupi që do të hyjë brenda Parlamentit Evropian, do të kërkojë sensibilizim si dhe informim mbi situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Deputetët do të kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, përjashtimet nga Kuvendi pas skenarëve të kaosit, kërkesa për qeveri teknike, dënimi i Salianjit dhe masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën.

Deputetët që do jenë në protestë janë: Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Ramadan Likaj, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Dhurata Çupi, Elda Hoti, Qani Xhafa, Lindita Metaliaj, Xhelal Mziu, Kasem Mahmutaj, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Petrit Doda, Zheni Gjergji etj. Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se Grupi i PD-së nisi dje vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit