-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi flet për dosjen e SPAK : Ligji është bërë për unifikimin e rregullave mbi minatorët

Kryesoret

Deputetja Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat foli rreth dosjes së SPAK, ku flitet rreth ligjeve me porosi.

“Së të vijmë te Samir Mane, të më fali shumë që ia përmend emrin. Por më dëgjoni, unë Samir MAnes i kam shitur një shtëpi në Qerret në 2006 300 mijë euro që janë bërë me kontratë. Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga shefe e kabinetit të Ramës, e cila është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave, pasi ju e dini si ka qenë e copëtuar, jnë njeri merrte një galeri, një tjetër një tjetër dhe duhej bërë një ligj. Nuk e ka kërkuar Samir Mane ligjin, ai kishte një sindikatë minatorësh në pjesën e vet, ndërkohë që Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ne e kemi kërkuar jo njëherë por dy herë. Dhe është bërë një mbledhje e komisionit e veprimtarive prodhuse, Genc Ruli ka qenën n.kreyetar dhe Shalsi kryetar. Ligji ka qenë për rregullatorin e funksionimit, të sigurisë, sigurimeve pasi 90% ishin pa sigurime dhe e treta për disa procedura për matjen, etj. Nuk e mbaj mend a ka shkuar ligji. Por nuk ka të bëjë ligji që Mane më ka dhuruar një vilë. Unë kam dashur të marr një shtëpi tek Samir Mane te Rolling Hills, pa dijeninë e Metës shkova dhe e pashë me mamanë time. Kemi diskutuar me gruan e Samir Manes e marrim apo jo. Ambasadori grek takon Metën dhe i thotë do të jemi komshi te Rolling Hills. Ilir Meta vjen në darkë në shtëpi dhe më thotë kështu, kështu. Dhe unë i them shkova dhe e pashë. Më tha nuk mund të marrësh asnjë gjë, sepse do të më pyesësh edhe mua. Dhe unë i kam nisur një mesazh zonjës ~motra anuloje’. Tjetër është vila për Baton Haxhiu. Në vilën që do të merrja unë jeton i lumtur Shefqet Kastrati.”, u shpreh Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit