-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mogherini në hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë: Studentët tani janë qytetarë të Tiranës!

Kryesoret

Në ceremoninë e çeljes së Kolegjit Evropian të Tiranës, presidentja e këtij kolegji, Federica Mogherini, theksoi rëndësinë e këtij projekti për të rinjtë dhe për të ardhmen e Europës. Ajo falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dhe autoritetet lokale, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Mogherini u shpreh se studentët tani ndjehen si qytetarë të Tiranës dhe theksoi se Bashkimi Europian është një forcë që bashkon vendin. Ajo gjithashtu vuri në dukje se hapja e kampusit përfaqëson një arritje historike, duke e krahasuar këtë moment me sfidat që duhej të përballeshin.

Në përfundim, ajo u shpreh se është krenare për Kolegjin dhe beson se ky hap do të sjellë një ndikim pozitiv për brezat e rinj.

“Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt. I kushtuar të gjitha energjitë.

Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë. Bashkinë, Erionin, gjithçka keni që na bënë tashmë pjesë të qytetit. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar.

Stafi pedagogjik dhe i jam shumë mirënjohës dhe ka lëvizur këtë lokomotivë. Dua të falënderoj studentët tanë që aplikuan në një program që ende nuk ekzistonte. Dukej gati e pamundur, dukej shumë sfiduese një vit më parë. U treguam sfidues, kokëfortë. Nuk hoqëm dorë, pasi dy gjërat më të rëndësishme që kur duam të bëjmë ndryshimin jemi të gjithë bashkë. Sot përgëzojmë një arritje historike. Historike të përurosh një kampus pas Bruzhit. Në momentin që kolegji hap kampusin do jetë këtu. Ka shumë skeptikë, është shumë e vështirë por ashtu siç thoshte Mandela, gjithmonë duket e pamundur derisa bëhet. Kolegji i Evropës kështu është krenare. Mendoj se mund ta nisim sot kremtimet tona.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit