Policia e Bolonjës ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, banues në zonën e Milanos, pasi zbuloi se mbante 14 pako me mbi 15 kilogramë kokainë, e cila ka një vlerë të përafërt prej mbi 1 milion euro në tregun e zi.
I riu u ndalua në autostradën A14, pas një alarmi për një Fiat Tipo të denoncuar për borxh tatimor mbi 25 mijë euro. Gjatë kontrollit në zonën e servisit Pioppa Ovest, drejtuesi i mjetit u shfaq nervoz, çka e çoi policinë në hetime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit të thelluar, efektivët zbuluan drogën, e cila ishte fshehur në një ndarje të bagazhit, e aksesueshme vetëm duke hequr disa pjesë plastike dhe metalike. Pas kësaj, i riu u arrestua dhe droga u sekuestrua, e destinuar për tregun rajonal.