Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinerët e stacionit Farneto Colombella, në zonën e Perugia. Shqiptari u arrestua teksa po i jepte një dozë kokainë blerësit të radhës.
27-vjeçari gjatë arratisjes me makinë, përfundoi jashtë rruge nga shpejtësia e madhe. Me ndihmën e zjarrfikëse dhe me punonjësit e shëndetësisë u bë e mundur nxjerrja e shqiptarit nga makina pa pasur lëndime.
Sipas medias italiane, gjatë kontrollit iu gjetën shtatë mbështjellës me gjithsej 42 gramë kokainë, si dhe një shumë prej 100 eurosh, që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.