Një 28-vjeçar u arrestua pasi shpërndante në rrjete sociale video me përmbajtje pornografike me të mitur.
28-vjeçari me iniciale E.H., dyshohet se në rrjete sociale “Instagram” dhe “WhatsApp” ka administruar dhe shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular smartphone me të cilën ka kryer këtë veprimtari. Celulari do ti nënshtrohet një eksperti të detajuar kibernetik dhe hetimet vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.