Këtë të shtunë u luajtën gjashtë ndeshje, të vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë e Parë.
Flamurtari triumfoi ndaj Kastriotit në transfertë dhe kryeson me 24 pikë. Besa dhe Vora u ndanë me rezultatin 1 me 1.Vora mban vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Besa renditet e treta me 21 pikë.
Ndërsa Burreli fitoi 1 me 0 ndaj Erzenit. Lushnja fitoi 5-0 ndaj Kukësit dhe Apolonia 3-0 ndaj Korabit.
Ndërsa Pogradeci mposhti 1-0 skuadrën e Valbonës.