Ish banorja e Big Brother Vip Heidi Baci është larguar nga emisioni i “Goca dhe Gra”.
Mesa duket ndarja nga Romeo po e largon atë nga Shqipëria. Pasi Heidi ka shprehur se duhet që të rigjejë veten dhe të shoh se ku është.
“Është një moment që, sado jam ndier shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, shtoi ajo pa harruar të falënderojë të gjithë publikun, pa dashurinë dhe mbështetjen e të cilit nuk do kishte bërë asgjë.