Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje. 37-vjeçari me iniciale M.G., dhunonte bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë e municion luftarak që ai e mbante pa leje.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.