-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Çyrbes, Vezaj: Në SkyEcc bisedohej për ta nxjerrë në listë dhe rezultoi që Rama e vendos të tretin

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po trajtohet çështja e arrestimit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Gazetari Sokol Dema tha se dosja e deputet Çyrbja nuk është bërë publike në asnjë moment.

“Dosja e Çyrbes është më e madhe se e Metës. Kemi të bëjmë me një dosje më të fuqishme për përfshirjen në krim. Çyrbja kishte kontakte edhe me persona të tjerë që SPAK nuk i ka verifikuar.”, tha Dema.

Ai shprehu që në drejtim të policisë janë nisur disa shkresa se kush janë përfshirë në këtë aktivitet, por është marrë vendim që mos të dalë dosja e Çyrbes.

Ndërsa gazetari Flamur Vezaj tha se ende nuk dihet arsyeja pse u arrestua vetëm Çyrbja dhe jo persona të tjerë.

“Në SkyEcc janë zbuluar bisedat e Altin Hajrit që ka komunikuar me Çyrben. Nga informacionet që kam në bisedat që Çyrbja ka me Hajrin dhe Mashën bisedohet se flitet për kryeministrin Edi Rama për shkak të zgjedhjeve. Duke qenë që bisedonin për të ta nxjerrë Çyrben në listë ka rezultuar që kryeministri Rama e vendos të tretin. Prokuroria e SPAK  thotë që grupet kriminale kanë ndërhyrë që Çyrbja të jetë i treti në listë”, tha Vezaj.

Ai theksoi se me kërkesën e Dumanitm, gjykata e ka hequr sekuestron e kompleksit gold.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit