Mëngjesin e sotëm, një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Durrës-Tiranë, duke shkaktuar një situatë të rëndë në trafikun e këtij segmenti.
Zjarri, që përfshiu automjetin, ishte masiv dhe ka rezultuar në bllokimin e njërit segment të rrugës. Sipas informacionit paraprak, nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer qarkullimin normal.