Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi teksa po hynte brenda Kuvend tha se peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama.
Ajo tha që duhet ta merrni seriozisht Edi Ramën. Kryemadhi u shpreh se telefoni i saj është me icloud dhe Rama është peshku i madh.
“Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud.”, tha Kryemadhi.