Pasditen e sotme opozita bllokon gjashtë pika kryesore të qarkullimit në vend. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka bërë thirrje për pjesëmarrje. Sula u shpreh se kjo është një detyrë patriotike e çdo shqiptari për të mos lënë shtetin të rrëshqasë në diktaturë.
“O SOT O KURRË
Miq, motra dhe vëllezër, sot është dita të ngrihemi në lartësinë e detyrës dhe me guximin dhe atdhedashurinë e patriotëve tanë në SHBA të protestojmë kundër kësaj mazhorance.
Kjo nuk është një protestë për të ikur një parti nga pushteti e për të ardhur një parti tjetër. Protesta sot është një detyrë patriotike për çdo shqiptarë që të mos lejoj shtetin të rrëshkas në një diktaturë të re. Në 12 vite kjo mazhorancë e ka dëshmuar me fakte e prova se nuk ka asnjë vëmendje për qytetarët e thjeshtë.
U tall sërish me pensionistët duke ia rritur me 25 lekë në ditë. Ndërkohë Kosova që ka buxhetin dy herë më të vogël se ne e rriti me 20% çdo pension. Pasi e pa që gjyshërit, prindërit tanë e kuptuan se çfarë kryeministri kanë ka dy javë që ka nxjerrë çdo njeri të mundshëm të gënjejnë qytetarët dhe tia vendos fajin biznesit.
Sot në orën 17:00 protestojmë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Mazhoranca ti hap rrugë qeverisë teknike për të organizuar zgjedhje të barabarta e të jenë qytetarët të vendosin me vullnet të lirë se kush do ti qeveris në 4 vitet e ardhshme” shprehet ai.