Analisti Agim Baçi ka folur rreth protestës së opozitës që ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Baçi tha se opozita është futur në një situatë shah-mat.
Ai u shpreh se nuk e bën partia politike mosbindjen civile.
“Nëse do të bëhet vetëm më anëtarët e partisë unë kam frikë se në vend që të krijojë një alternativë qeverisëse do të vështirësojë veten sepse jemi në prag të zgjedhjeve. Është futur në shah mat. Është një rrugëtim që më shqetëson jo për fatin e Metës apo Berishës. Opozita është pasuri…a i bën dot qytetarët të ndjekin këtë lloj metode?”, tha Baçi.