Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar buxhetin e shtetit për vitin 2025 dhe u shpreh se ka një rritje që i tejkalon shifrën e 8 miliard euro shpenzime publike dhe atë totale për pagat për administradën publike në nivel qendror.
Malaj tha se për 86 punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë.
“Shpenzimet e personelit për vitin 2025 reflektojnë koston aktuale të administratës publike si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave të nisur në muajin prill të vitit 2023 dhe të finalizuara në korrik të vitit 2024. Shpenzimet totale për pagat për administratën publike në nivel qendror për 86 mijë punonjës planifikohen 127.6 miliardë lekë ose 4.9 % lekë të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për fondet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore janë planifikuar në vlerën 2.6% lekë në nivel bruto”, tha Malaj.