-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 9 persona në Tiranë për vepra të ndryshme

Kryesoret

Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 9 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 17-vjeçar u arrestua pasi goditi dje me thikë në gjimnazin “Shote Galica”, 18-vjeçarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 33-vjeçari me iniciale Xh.F., u arrestua pasi ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

E. Sh., 40 vjeç, A. K., 21 vjeç, E. P., 21 vjeç, D. O., 21 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa 21-vjeçari me iniciale O.S., dhe 51-vjeçari E.L., u proceduan në gjendje të lirë pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka kanosur punonjësit e policisë. 51-vjeçari me iniciale I.A., u dënua me 1 vit e 2 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu dy personat O.Ç., 57 vjeç dhe G.V., 40 vjeç po drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit