PD ka depozituar një projektligj të nënshkruar nga nëntë deputetë për statusin e minatorit në Shqipëri, duke siguruar mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës për këtë grup profesional, për shkak të natyrës së rrezikshme dhe specifike të punës që kryejnë.
Deputetë e PD që e kanë nënshkruar këtë projektligj janë, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Edi Paloka, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku dhe Lefter Gështenja. Projektligji vjen pas protestave të minatorëve. Tani e ka në dorë shumica socialiste.
Minatorët protestojnë jashtë Parlamentit: Haram e paçi votën