-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Blushi: Krim me imunitet narkoqeveritar

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Liri, Tedi Blushi, reagoi pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën 3 persona, përfshirë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Blushi e përshkroi ngjarjen si një “masakër” që dëshmon për rikthimin e krimit, i mbështetur nga një qeveri të përfshirë në aktivitetet narkotike.

Në postimin e tij në Facebook, ai akuzoi policinë për rolin e saj si mbështetje e grupeve kriminale, duke theksuar se strukturat e sigurisë janë të orientuara nga qeveria e Edi Ramës, të cilat ndihmojnë kriminelët, por ndjekin opozitën dhe qytetarët.

“Masakra me 3 viktima në Shkodër është një dëshmi e radhës tronditëse e revanshit të krimit me mbështetje dhe imunitet Narkoqeveritar.

Narkopolicia që rrëmbeu në mënyrë terroriste Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që dhunon dhe arreston protestues paqësorë, vërtetoi sonte se është një eksortë e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe një strukturë e orientuar qartë nga Edi Rama për të luftuar vetëm opozitën dhe popullin, por jo mafian së cilës i shërben me besnikëri, devotshmëri dhe përulësi.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit