-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj dhe Haxhiu: Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë këtij takimi, Begaj theksoi rëndësinë e reformave të reja të ndërmarra nga qeveria kosovare, duke shprehur se ato janë “një proces i gjatë dhe aspak i lehtë.”

Ai vuri në dukje se kryerja e reformave është në interes të qytetarëve dhe përmbush ëndrrën për integrimin në Bashkimin Evropian. “Bashkëpunimi mes shqiptarëve ka një rol unik për stabilitetin dhe perspektivën Euroatlantike të dy vendeve,” shtoi Begaj.

Ministrja Haxhiu, nga ana e saj, përshëndeti nismat dhe shprehu angazhimin për të avancuar bashkëpunimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke përmendur projekte strategjike si Porti i Durrësit dhe lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e njohjeve të reja për Kosovën, duke theksuar: “Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aty për Kosovën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit