Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim ka akuzuar policinë e shtetit në lidhje me tragjedinë që ndodhi dje në Shkodër.
Nga kjo tragjedi humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua që po udhëtonte me motor së bashku me burrin e saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij! Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit.”, u shpreh Berisha.