Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë-Përmet.
Furgoni i policisë private NAZERI i ka prerë rrugën një furgoni foristradë dhe si pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI që po transportonin vlera monetare.
Menjëherë ata u transportuan drejt spitalit të Tepelenës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia e cila po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.