Ditën e sotme një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur aksin rrugor Larisa-Agia në Greqi.
Sipas mediave vendase, nga përplasja e 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve të Larissanet, automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh. Ndërkohë viktimat janë një 35-vjeçar dhe një 65-vjeçar. I intubuar në reanimacion, ai është një 55-vjeçar me ankth të madh për evoluimin e shëndetit të tij.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.