Me sa duket Rama nuk qenka Peshku i Madh vetëm në telefonin e Monikës. !!! “Dhjetëra e mijëra ndoshta qindra mijëra mesazhe e çfarë nuk thonë, por kjo nuk vlen asgjë, çfarë mund të thotë njëri, jo takova atë të gjatin thonë për mua, nuk kanë dalë por edhe mund të dalin…” cicëroi mbrëmë në ekran KM Rama. Mirë do të ishte të thoshte se nuk ka qenë ose ka qenë përdorues i aplikacioneve të kriptuara.
Për këtë nuk ka ende garancitë e plota se Kushtetuesja do i rrëzojë, ndaj tha mund të dalin. Nuk ka ende garanci se dosjet në Belgjikë nuk do mbërrijnë këtej në Tiranë dhe ai nuk përmendet. Nuk është i sigurtë se Black Eagle në Bruksel është zbardhur fije për pe. Nuk beson ende se edhe ca episode turistike afër Venezuelës me njerëz dosjesh të rënda mund ta sjellin belanë, ose ka mbërritur në SPAK.
Tek muzeu i dhuratave siç theksoi KM vështirë të jetë ajo ora 400 mijë euro e ministrit shqiptar, siç përmendet nëpër përgjime në Belgjikë. Mbase ndonjë shofer padashje e ka transferuar në bodrume fshati. Nuk ia ka besën as të kontrolluarve apo ndonjë partneri të zemëruar gjermanë Hanoveri apo amerikanë Nju Yorku, se hakmarrja mundet të jetë ankthi makth i ndezur. Nuk ka kolateral se Metamorfoza, Revanshi, Çyrbja, Xibraka, dosje të shumta për Durrësin, Vlorë, Elbasan, Fier. Tiranë, Lezhë, Krujë, qindramijë përgjimet do e nxjerrin lakuriq.
Se te Çyrbja kishte ndryshuar renditja në listën e deputetëve të qarkut, ku ai ka firmosur renditjen e kërkuar nga bandat. Mund të bëjë vaki të flasin edhe prokurorë e gjyqtarë. Kupola e drejtësisë së tij në KPK KPA, KLGJ, KLP, Gjykatë të Lartë, Kushtetuese, SPAK, të ketë refren atë dhe qeverinë madhe do dalin surpriza mes tyre. Ministrat janë thumb pothuaj të gjithë përdorues. Nuk mungon kurrë policia në nivele frike në këtë platformë. Ka edhe ligjërime biznesmenësh strategjikë dhe të trafikut narkotik ku i gjati është target.
Ka edhe për kulla. Për Banka. Ka krimin elektoral me regji qeverie. Aty janë shtabe elektorale me ministrat e tij, bashkiakët e tij, drejtorët e tij. Aty del edhe si janë shpërblyer. Me biznese. Me tendera. Me kulla e strategjike në bregdet. Dhe firmat për këto sajdisje nuk janë dardha pas kurrizit, por mollë e shalqinj përpara syve. Mirë do të ishte KM të ftonte veten dhe ministrat gjykatës e prokurorë e policë të rangjeve eprore të deklaronin kemi pasur ose jo telefona me sky-encrot.
Makina ministrore e famshme e drogës dikur ishte AA 003 GB. Historia shpesh ka mekanizma të përsërisë vetveten, por jo me makinë. Këtë herë me BQ, telefon, jo fjalë mendjekeqe. Noc Rrokun e Amerikës mo e nga, se si dihet mund të të kthehet me replikë kundër e dëmton shasinë…