Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e djeshme në Selanik pasi ka vjedhur disa para të moshuarve duke i mashtruar.
Gjatë periudhës gusht-tetor 2024, shqiptari në zonën e Kalamarisë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi. Më pas ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.
Sipas medias greke, ai ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së të moshuarve dhe u ka vjedhur shuma parash apo portofol.